Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se nga sot Salla e Sporteve në Samadrexhë, do të mbajë emrin e heroit “Afrim Bunjaku” i cili humbi jetën në sulmin terrorist në veri të vendit.
Idrizi me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Kuvendi po ashtu ka ndarë shumën prej 5 mijë eurosh për familjen e heroit.
“Salla e Sporteve në Samadrexhë, nga sot do të mbajë me krenari emrin e heroit të Kosovës “Afrim Bunjaku”, kjo pasi me vota unanime është miratuar propozimi im në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë. Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe propozimin tim për ndarjen e mjeteve në shumën prej 5,000 euro për familjen e Heroit Afrim Bunjaku.”, ka shkruar ai.
Edhe Qeveria e Kosovës u ka ndarë familjes së heroit, shumën prej 50 mijë eurosh nga buxheti i shtetit./Arbresh.info
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...