Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar anëtarët e komunitetit boshnjak të Kosovës për kontributin e tyre në liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
“Ne ndajmë histori të përbashkët, plot dhimbje e vuajtje, por edhe ndjenjë krenarie, pasi i mbijetuam gjenocidit serb ndaj nesh me përkushtim e guxim”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Tutje, Osmani ka dekoruar katër personalitete të shquara boshnjake për kontributin për liri si dhe gjurmë të pashlyeshme në art, kulturë, shkencë e humanizëm.
“Si shprehje e mirënjohjes sonë për angazhimin historik të boshnjakëve, sot kam dekoruar katër personalitete të shquara boshnjake për kontributin për liri si dhe për gjurmë të pashlyeshme në art, kulturë, shkencë e humanizëm”./Arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?