Indeksi Global i Krimit të Organizuar për vitin 2023 ka rënditur Kosovën si vendin me shkallën më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor.
Këtë e bëri të ditur, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Kosova ka shënuar progres në aspektin e qëndrueshmërisë për luftimin e kriminalitetit, shkruan Arbresh.info.
“Republika jonë ka shënuar progres në aspektin e qëndrueshmërisë për të luftuar kriminalitetin përmes masave të shumta të ndërmarra nga institucionet tona.”, shkroi Sveçla.
Sipas tij, ky rikonfirmim i suksesit të Kosovës është falë punës së zyrtarëve të institucioneve tona që punojnë në luftimin e kriminalitetit për të garantuar sundim të rendit dhe ligjit.
“Ky rikonfirmim i suksesit të Republikës së Kosovës është falë punës së zyrtarëve të institucioneve tona që punojnë çdo ditë në luftim të çdo kriminaliteti, për të garantuar sundim të rendit dhe ligjit kudo.”, shtoi ai./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...