Google ADS

Këshilli Prokurorial nesër mban takim të jashtëzakonshëm lidhur me inicimin e shkarkimit të Agron Bekës

16:14 | 28 Shtator 2023
E.G

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se nesër do të mbajë takim të jashtëzakonshëm lidhur me rekomandimin e  Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka, që vije nga radhët e fakulteteve juridike.

Me anë të një njoftimi thuhet se KPK ka pranuar me shqetësim këtë informacion, shkruan Arbresh.info.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)-së, njofton opinionin publik se ka pranuar me shqetësim të thellë informacionin se është miratuar rekomandimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka, që vije nga radhët e fakulteteve juridike. KPK-ja ka thirrur nesër një takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, në të cilin do të diskutohet lidhur me këtë çështje.”, thuhet në njoftim.

Pas këtij, takimi, opinioni publik do të njoftohet me qëndrimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës./Arbresh.info

 

Të ngjashme