Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Task Forcës, në kuadër të Policisë Kufitare në Lindje, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren, ku si rezultat është identifikuar një mjet i dyshuar (kombi) pa targa, i cili është zënë në flagrancë duke hyrë ilegalisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.
Mallrat e kontrabanduar përfshijnë: 99 pako me nga 12 kg mjaltë, 1188 copë kavanoz qelqi, 100 pako me çajra për dobësim “Nerox”, 200 pako me çajra “Detoxs”, 300 copa sprej “Viga 150000”, 100 kutia x12 copë ”Exellent Q7” dhe 200 copa “Titan Gel”.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, dhe malli i dyshuar për kontrabandim dërgohet në terminal doganor./Arbresh.info
Suhareka mposht Prishtinën, Malisheva dhe Drita ndahen baras
Pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, SPAK kërkon konfisk...
U vazhdohet masa e ndalimit edhe për 48 orë dy të dyshuarve ...
Murati: Themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet re...
Lamine Yamal thumbon lojtarët e Realit: Ata mendonin se luaj...
“Washington Post”: Elon Musk ka punuar ilegalisht në SHBA në...