Lojtari me prejardhje nga Kosova që përfaqëson skuadrën e Zvicrës në futboll, Xherdan Shaqiri është njëri ndër lojtarët më të paguar në MLS.
Futbollisti shqipëtar i cili u transferua verën e vitit 2022 në Amerikë, përkatësisht në skuadrën e Chicago Fire merr pagë prej 7.7 milionë euro në vit, shkruan Arbresh.info.
Me këtë pagë të jashtëzakonshme ish lojtari i Liverpoolit është lojtari i tretë më i paguar në futbollin amerikan.
Para Shaqirit janë vetëm dy lojtar me pagë më të madhe Lionel Messi dhe Sergio Busquets.
Messi është transferuar këtë verë të skuadra e Inter Miami dhe ai merr një pagë prej 51 milionë euro në vit për skuadrën nga Florida.
Njëherit është edhe lojtari më i paguar në MLS.
Një prej emrave më të rinj që iu bashkua këtë verë futbollit amerikan është edhe Sergio Busquets i cili u transferua tek skuadra e Inter Miamit aty ku u bashkua sërish me Messin, pasi kishin luajtur së bashku tek Barcelona për shumë vite.
Spanjolli merr një pagë prej 10 milion dollarëve në vit apo 9.4 milion euro.
Kujtojmë së para se të transferoheshin Messi e Busquets në MLS, Xherdan Shaqiri ishte lojtari më i paguar në futbollin amerikan./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I