Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi,ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Ambasadori Angılı ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e rreshterit të vrarë në veri, të Afrim Bunjaku, Policinë dhe popullin e Kosovës.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Turqia e mbështet Kosovën në këtë moment të vështirë pas këtij sulmi, raporton Arbresh.info.
Në anën tjetër zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen dhe mesazhin e tij.
Ai e informoi atë mbi sulmin terrorist të së dielës, duke thënë se ishte i orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar.
“Tashmë ka prova të mjaftueshme që faktojnë përfshirjen e Serbisë në këtë sulm, nga prezenca e nënkryetarit të Listës Serbe, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë e strehimi i terroristëve në Serbi. Ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Bislimi.
Më tej, palët diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. /Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...