Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së 16 rasteve të rënda kriminale në kuadër të operacionit “Never Forget”.
Ministri ka përgëzuar Policinë e Shtetit, duke shtuar se pret goditje të tjera të krimit si kjo.
“Operacioni i Policisë së Shtetit Never Forget, bëri të mundur zbardhjen e 16 ngjarjeve të rënda kriminale. Përgëzime për Policisë, presim goditje të tjera ndaj krimit si kjo”, tha Balla, përcjell Arbresh.info/
Ndërsa siç shkruan EuroNews në kuadër të megaoperacionit të koduar ‘NEVER FORGET’ janë zbardhur 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.
Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.
Konkretisht janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të prokurorit, për shtetasit e mëposhtëm:
Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);
Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat;
Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë;
Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë);
Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);
Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu);
Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);
Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu).
Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë;
Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë.
Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim:
Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina);
Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida);
Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).
Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht:
Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;
Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kapsolla detonatore, silenciatorë, krehra fishekësh, fara kanabisi, celularë, automjete etj.
Nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale kundër personit e pronës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...