Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shprehi edhe njëherë ngushëllime për familjen e heroit Afrim Bunjaku.
Ai tha se në këtë ngjarje të rëndë, të gjejmë të gjithë forcën dhe krenarinë për shërbimin ndaj vendit dhe atdheut.
“Shpreh edhe njëherë në emër të LDK-së ngushëllime për familjen dhe popullin e Kosovës.Në këtë ngjarje të rënd lë të gjejmë të gjithë forcën dhe krenarinë për shërbim ndaj vendit dhe atdheut. Lë të kujtojmë heroizmin e heroit Afrim Bunjaku”, u shpreh Abdixhiku.
Kreu i LDK-së tha se e diela e nisur tragjikisht u kthye në një ditë triumfi, kur falënderuar të gjithë pjesëtaret e Policisë, që sipas tij i dhanë nderin që e meritonte çdoherë.
“Në bashkërendim me aletataët, me profesionalizëm e patriotizëm e guxim, e diela e nisur me tragjedi në mëngjes, u shndërrua në një ditë të triumfit të se drejtës ndaj terrorit. Për këtë dua të falënderojë të gjithë pjesëtarët e Policisë, ara i dhanë Kosovës nderin që e meritone gjithmonë”, tha ai./Arbresh.info/
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...