Shtatë kandidatë republikanë që shpresojnë të bëhen pjesë e garës për president në SHBA debatuan mes njëri-tjetrit, por edhe këtë herë në mungesë të kandidatit kryesor, ish-Presidentit Donald Trump.
Ndërsa kundërshtarët e tij debatonin në Bibliotekën Presidenciale “Ronald Reagan” në Kaliforni, ish-Presidenti Trump organizoi një tubim politik në Miçigan, një shtet i rëndësishëm për betejën elektorale, ku punëtorët e linjave të prodhimit të automobilëve janë ngritur në grevë ndaj tre kompanive më të mëdha të vendit. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis e fajësoi ish presidentin amerikan për borxhin kombëtar.
“Donald Trump mungon. Ai duhet të ishte në këtë skenë. Ai ju ka borxh të mbrojë rekordin e tij ku i shtuan 7.8 trilionë borxhit. Kjo hapi terrenin për inflacioni që kemi”.
Mike Pence, ish zëvendëspresident nën administratën e Trump nga 2017-2021, tha se ai do të kishte një qasje të kundërt me Trump nëse zgjidhej. Ai tha se Trump planifikoi të centralizonte pushtetin.
“E dini, ish-shoku im kandidat, Donald Trump në fakt ka një plan për të filluar të konsolidojë më shumë pushtet në Uashington. Kur të jem president i Shteteve të Bashkuara, është qëllimi im që t’u kthyejë shteteve ato burime dhe programe që janë të tyre sipas Amendamentit të 10-të të Kushtetutës”.
Ndryshe nga DeSantis, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, këtë herë e quajti “Donald Duck” si një mënyrë për të tallur vendimin e tij për të mos marrë pjesë në debat.
Ish-Presidenti Trump sipas një sondazhi në nivel kombëtar nga RealClearPolitics gëzon mbështetjen e 56% të votuesve republikanë dhe se kryeson me 42 pikë përqindje më shumë se sfidanti, Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis. Kundërshtarët e Trump po përpiqen t’i bindin votuesit se janë një zgjedhje më e mirë për të kandiduar përballë presidentit demokrat Joe Biden që kërkon rizgjedhjen.
Presidenti amerikan ishte sërish objektiv i debatit të republikanëve të cilët kritikuan mënyrën e tij të trajtimit të çështjeve ekonomike dhe kufirit jugor me Meksikën. Të gjithë kandidatët u zotuan se do të kishin një qasje ndryshe ndaj imigracionit dhe sulmuan administratën e Biden për dështimin për të frenuar krizën e emigrantëve që ka nxitur kalime rekord të paligjshme në kufirin jugor.
Debati i së mërkurës vjen tre muaj e gjysmë përpara votimit të parë republikan. Një datë e rëndësishme politike është 5 marsi, kur zgjedhjet paraprake brenda partisë do të mbahen njëkohësisht në mbi 12 shtete, një ditë pasi pritet të fillojë në Uashington gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump për ndërhyrjen në zgjedhje një betejë ligjore që mund të zgjasë për javë të tëra./Tv Klan
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...