Kurti: Lufta kundër krimit nga Serbia vazhdon dhe do të përfundoj më fitoren e Kosovës

12:39 | 28 Shtator 2023
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se të dielën e 24 shtatorit përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës por ndaj shtetit tonë.

“Sulmi i orkestruar i bandave terroriste vrau heroin Afrim Bunjakun dhe u plagos një polic tjetër, ishte ditë e rënd për vendin tonë, Policisë së Kosovës do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar ashtu siç do t’i mungojë familjes dhe shoqërisë”, tha Kurti.

Kurti tha se vrasja e heroit Afrim Bunjaku u kthye në fitore të betejës nga Policia.

“Vrasja e tij u kthye angazhime dhe më të shtuar në luftimin e bandave kriminale e terroriste dhe në fitore të betejës nga Policia, është e rëndësishme të theksohet se bëhet fjalë për një bandë kriminal, me profesionistë, ku Serbia ua dha pajisjet ushtarake dhe gjithashtu qëllimet politike e mbështetjen logjistike”, tha Kurti.

Kurti tha se të gjithë e dimë se kjo nuk ka filluar të dielën, duke shtuar se sulmi terrorist ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunajku, kishte një kronikë të paralajmëruar.

“Ne të gjithë e dimë se kjo nuk ka filluar të dielën. Në Leposaviq na i kanë rrëmbyer tre polic, konfiskimi i sasisë së madhe në Zveçan që ishte pronë e Serbisë, sulmet në veri ku mbetën të lënduar shumë pjesëtarë të KFORI-t, dhe shumë gazetarë, gjithë kjo tregon që kishin një kronikë të paralajmëruar”, u shpreh ai.

Shefi i ekzekutivit falënderoi të gjitha shtetet që kanë dënuar sulmin terrorist, dhe për mbështetjen që i dhanë vendit tonë.

“Me këtë rast dua të falënderojë të gjitha shtetet që dënuan sulmin terrorist, dhe për mbështetjen që na dhanë, faleminderit të gjithë qytetarëve për solidaritetin me Policinë dhe me institucionet, edhe juve deputet për kontributin tuaj duke qëndruar pranë qytetarëve, dhe më dënime të qarta ndaj Serbisë, lufta kundër krimit nga Serbia vazhdon dhe do të përfundoj më fitoren e Kosovës’, përfundoi Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme