Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për situatën në Kosovë duke thënë se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
Rama ka theksuar se niveli i dialogut duhet të ngritët në planin e një konference, ndërsa sipas tij përfaqësimi i BE-së dhe komunitetit euroatlantik duhet të ngritët në nivelin me Francën dhe Gjermaninë, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, i pari i qeverisë shqiptare tha se formati i BE-së nuk ka më asgjë për ti ofruar situatës së re.
Lexo edhe:
“Nëse kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike e kam thënë dhe kërkuar disa herë publikisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në planin e një konference. Ndërsa përfaqësimi i BE dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë me Francën dhe Gjermaninë në Konferencë si bashkautorë të këtij plani, sot besoj është e qartë që formati i Brukselit, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Kjo besoj minimalisht është e qartë”, ka deklaruar Rama.
Tutje, Rama thotë se ngritja e nivelit të dialogut duhet të ngritët, në të kundërtën mund të ketë një konflikt të armatosur.
“Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe mund të shkojnë shpejt. Ndaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur larg dhe duhet ngritur shpejt, por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshjeve përgjithësisht të pazbatuara, vonesa në hedhjen e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur Për të parandaluar këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë, edhe në Samitin e NATO-s”, u shpreh Rama./Arbresh.info
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...