7.5 milionë euro që Barcelona i pagoi Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zv. presidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve për 17 vjet, përbën një krim.
Kështu beson Joaquin Aguirre, kreu i Gjykatës Hetimore numër një të Barcelonës, i cili ka akuzuar klubin spanjoll për ryfshet, siç raporton “El Debate”. Bartomeu, Sandro Rosell, Negreira dhe djali i tij janë të akuzuarit në këtë çështje.
“Kushdo që me dispozitë të menjëhershme të ligjit, me zgjedhje ose me emërim të një organi kompetent, merr pjesë në ushtrimin e funksioneve publike, do të konsiderohet zyrtar publik”, thuhet nga Gjykata e Lartë.
Siç shpjegohet në ‘El Confidencial’ , është “një lloj vepre penale që nuk kërkon vërtetimin e falsifikimit të palëve specifike dhe që parashikon dënime më të rënda sesa krimi i korrupsionit midis individëve që i atribuohej deri më tani”.
Ryshfeti ka dënime më të rënda se krimi i korrupsionit, për të cilin Barcelona ishte hetuar deri më tani. Klubi tashmë është i akuzuar, por sipas burimeve policore nuk priten arrestime.
Nëse vërtetohet se dikush nga klubi ka kërkuar para ose ndonjë dëmshpërblim për një vendim të padrejtë, tashmë do të ishte ryshfet. Në këtë rast tashmë është vërtetuar se klubi ka transferuar më shumë se shtatë milionë në llogaritë e Negreiras dhe të djalit të tij për një sërë shërbimesh të pajustifikuara./abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...