Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sulmi së dielës në Banjskë të Zveçanit është një plan i organizuar nga organet shtetërore të Serbisë.
Kusari-Lila tha se u tregua se Serbia nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur ajo e Millosheviqit, përcjell Arbresh.info.
Për sulmin nga një grup i terroristeve serb ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, Kusari-Lila tha se kanë pasur informacione më herët nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.
“Nga grupet e njëjta kriminale u vra një polic, dhe humbje nga radhët e tyre. U kuptua se Serbia as nuk u ndryshua dhe mbeti e njëjta. Më lejoni t’i falënderohem të gjithë vajzave dhe djemve që dhanë kontributin. Falënderoj mediat që kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe të pa anshëm e të drejtë. Po e mbylli me thënien e heroi Fehmi Lladrovci, “Fati më i mire i jetës time është fati i Kosovës”, tha Kusari-Lila./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...