Rama: Qëndrimi i Shqipërisë i qartë, BE të dënojë me zë të lartë vrasjen e policit

12:02 | 28 Shtator 2023
L G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me ngjarjet në veri të Kosovës dhe vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës nga terroristët serbë.

Rama theksoi se për herë të parë se në 10 vitet e fundit qeveria e tij nuk është linjëzuar me Bashkimin Evropian në lidhje me deklaratën e shefit të diplomacisë Josep Borrell, më 19 shtator, pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Rama theksoi se qëndrimi i Shqipërisë dhe kërkesa e saj ndaj Bashkimit Evropian është të dënojë me forcë vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës.

“E dëgjuam me shumë vëmnendje dhe pronocmin e zëdhënësit të Brukselit, se nuk do të ketë një deklaratë të dytë deri në momentin që do të ketë përfundim të hetimeve.

Kjo deklaratë do të kishte vlerë minimalisht Serbia duhej të ishte distancuar nga grupi kriminal dhe do të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. Por në të kundërt Republika e Serbisë zgjodhi nderimin për të vrarët duke shpallur një ditë. Çfarë hetimi pret BE-ja, nga kush? Nga autoritetet në Kosovë? Nuk e besoj se BE do t’i pranonte hetimet be një shteti të sulmuar pasi Kosova është palë.

A mos po heton vetë BE-ja? Do ishte e mirëpritur, por as këtë nuk e dëgjkova nga zëdhënësi i BE-së. Këtë nuk e di dhe po ta dëgjonim këtë do të lehtësoheshim disi. Ajo që ne kërkuam nga miqtë në Bruksel dhe kërkojmë sot është dënimi pa ekuivok i vrasjes së një efektivi në veriun e Kosovës nga një grup kriminal dhe dënimi i aktit të nderimit në Serbi ndaj disa kriminelëve të armatosur deri në dhëmbë të cilët u shfaqën në Basnjkë për një demostrim force dhe u asgjësuan nga efektivët e Njësisë Speciale të Kosovës.

Asnjë hetim nuk i ndryshopn dot këto fakte të thjeshta dhe të mjaftueshme për t’u klasifikuar si fakte në kundërshtim me çdo vlerë nga bashkësia evropiane”, tha Rama./euronews/

Të ngjashme