Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka organizuar sot tryezë, me rastin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve.
28 shtatori është dita ndërkombëtare e boshnjakëve, me ç ‘rast te gjitha shtetet ku jeton ky komunitet, organizojnë aktivitete për nder të kësaj dite dhe respektimit të vlerave dhe kulturës boshnjake.
Tryeza filloi me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku.
Rexhepi tha se në këtë tryezë jemi bashkuar për të shënuar Ditën e boshnjakëve dhe të diskutojmë çështje tjera me të cilat ballafaqohemi.
“Kjo ditë është mundësia që të përkujtojmë trashëgiminë e pasur dhe kontributin të cilin ua kanë sjellë boshnjakët Kosovës”, tha Emilia Rexhepi.
Ajo shtoi si komuniteti boshnjak është krenarë për rolin e tij në ndërtimin dhe formimin e rajonit, duke ndërtuar urat mes kulturave të ndryshme dhe komuniteteve.
“Boshnjakët gjithmonë kanë qenë sinonim i tolerancës, i diferencës dhe respektit të ndërsjellë. Tradita sjellë përparësi të bashkësisë dhe mirëkuptim të cilat janë kyçe për bashkëjetesë në shoqëri multietnike siç është Kosova jonë”, tha ajo./rtk
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli