Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu ka bërë thirrje për unifikim të faktorit politik në Luginë të Preshevës pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Lutfiu përmes një postimi Facebook, ka shkruar se në këto momente nevojitet maturi dhe vetëpërmbajtje, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Ftesë për unifikim për faktorin politik në Luginë të Preshevës
Në kohën kur partitë politike në Kosovë janë unifikuar për një interes nacional dhe kanë një qasje karshi situatës së fundit, është i pakuptueshëm dhe shumë i dëmshëm debati dhe akuzat mes subjekteve politike në Luginë.
Në këtë moment na duhet maturi, vetpërmbajte, dhe nëse ka nevojë ta përmirësojmë njëri-tjetrin.
Neve kemi një problem, diskriminimin dhe shtypjen që na bën Serbia dhe fokusi ynë duhet të konsistoj pikërisht në këto tema.
Andaj, i ftoj pa përjashtim gjithë partitë politike në Luginë të jenë të unifikuar dhe të tërhiqen nga ky diskurs komunikimi që nuk na çon askund!
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...