Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30, një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “C”, në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.
“Sot rreth orës 04:30, është raportuar se në rrugën “C” në Prishtinë , një veturë është përfshirë nga zjarri, e cila është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Vrasja e djeshme në Mitrovicë, policia shpall në kërkim një ...
Sinani paralajmëron protesta: Marshojmë për barazi dhe drejt...
Goditje për propagandën ruse dhe serbe, TikTok fshin llogari...
Juventus dhe Napoli ndajnë pikët në derbin e javës
Kamala Harris kërkon tjetër debat/ Pranon ftesën e CNN, që p...
Presidenti i Feronikelit ’74 reagon ashpër pas ndeshje...