Tre persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 07:00, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Llabjan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...