Një person është arrestuar pasi dyshohet se me kamionin e mbeturinave të cilin e drejtonte, ka goditur një tjetër person, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orësh 10:40 në Voksh të Pejës.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari në mbajtje.
“Voksh, Pejë. 27.09.2023 – 10:40. Është arrestuar vozitësi i kamionit të një kompanie për grumbullimin e mbeturinave i dyshuari kosovar, pasi që gjatë lëvizjes me kamion prapa ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”