Google ADS

Vdes një person në Dragash, u vetaksidentua me veturë

08:42 | 28 Shtator 2023
E.H

Një person ka vdekur pas një vet aksidenti në trafik që ka ndodhur dje në Dragash, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Dragash 27.09.2023 – 08:30. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi ka pësuar lëndime dhe më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme