Një kapsule me mostra të çmuara nga asteroidi Bennu u ul të dielën në Tokë ndërsa shkencëtarët e NASA-s hapën kontejnerin që përmbante materiale nga trupi i largët qiellor.
Ekspertët nga Instituti i Qendrës Hapësinore Johnson (JSC) në Houston ngritën kapakun e jashtëm të kontejnerit dhe shikuan me entuziazëm se çfarë kishte aty.
“Shkencëtarët u gëzuan kur ngritën kapakun. Brenda tij gjetën pluhur të errët dhe grimca të përmasave të rërës”, shkroi Divizioni i Kërkimeve të Astromaterialeve të NASA-s (ARES) në platformën X (ish-twitter). Ai pluhur ishte dikur në sipërfaqen e një asteroidi të largët.
Por, ky është vetëm fillimi, sepse ekipi nuk ka e ka analizuar ende mostrën kryesore të asteroidit. Kjo do të kërkojë çmontimin e pajisjes për mbledhjen e mostrave TAGSAM; që është një proces i ndërlikuar që do të marrë pak kohë.
Kujtojmë se NASA nisi sondën OSIRIS-REx drejt Bennu në muajin shtator të vitit 2016. U deshën dy vjet që anija kozmike të arrinte asteroidin dhe dy të tjera përpara se ekipi të gjente një vend të përshtatshëm për të mbledhur mostrën. Më 20 tetor të vitit 2020, sonda zbriti në asteroid dhe arriti të mbledhë pluhurin e çmuar.
“A scientific treasure box.”
Scientists gasped as the lid was lifted from the #OSIRISREx asteroid sample return canister, showing dark powder and sand-sized particles on the inside of the lid and base.
Read more from the @NASA_Johnson curation lab: https://t.co/JBw6TCI7kB pic.twitter.com/t43QEDLH7G
— NASA Astromaterials (@Astromaterials) September 26, 2023
Por, jo gjithçka shkoi ashtu siç prisnin shkencëtarët.
Ideja ishte që sonda të godiste sipërfaqen dhe të kryente një shpërthim që do të ngrite lartë zhavorrin dhe pluhurin. Por, gjatë atij procesi ndodhi një lloj tronditjeje. Kur mekanizmi arriti, sipërfaqja u nda si një lëng dhe presioni krijoi një krater me diametër 8 metra.
NASA thotë se ka mundësi që Bennu të kalojë nëpër një të ashtuquajtur bllokim gravitacional gjatë fluturimit të tij më 25 shtator të vitit 2135 – një zonë në hapësirë që mund ta drejtojë atë të përplaset me planetin tonë në fund të shekullit të XXII-të. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...