Google ADS

Zjarri në pyllin e Pishporo në Shqipëri përhapet me shpejtësi, pritet ndërhyrja nga ajri

22:08 | 27 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Pylli në Pishporo të Fierit është përfshirë nga zjarri, teksa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Për shuarjen e flakëve kanë shkuar 8 zjarrfikëse në vendngjarje si dhe dy autobotë.

Sipas Prefektit Lefter Shehaj, i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situaten, pritet ndërhyrja nga ajri pasi terreni është i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme