Presidenti serb: Radoiçiq nuk është i plagosur, do të merret në pyetje

22:15 | 27 Shtator 2023
E.G

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë të ditur se nënkryetari i Listës Serbe nuk është i plagosur dhe është në Serbi.

Vuçiq në një intervistë për televizionin publik serb, RTS, tha se Radojiçiq do të merret në pyetje, shkruan Arbresh.info.

“Milan Radojiçiq nuk i ka fshehur asnjëherë rolet e tij, ai është në territorin e Serbisë qendrore, nuk është i plagosur dhe do të merret në pyetje, ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar për liri, por ka pyetje të cilave duhet t’i përgjigjet. “ thotë Vuçiq në përgjigje të një pyetjeje për rolin Radojiçiqit në rolin e tij lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviq, hodhi poshtë pretendimet e bëra nga ministri për Punë të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.

Petkoviq mohon se Radoiçiq gjendet në spitalin ushtarak në Beograd

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka mohuar lidhjen e Radojiçiqit me sulmin e 24 shtatorit duke thënë se ajo video “duket” se nuk ishte incizuar në ditën kur ndodhi sulmi në veri.

Daçiç merr në mbrojtje Radoiçiqin: Video nuk është bërë ditën që ndodhi sulmi

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme ka publikuar pamje nga droni në të cilat shihet se Milan Radojiçiq ka qenë pjesë e grupit i cili sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator, ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku.

Sveçla publikon pamje të reja nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, shihet Milan Radoiçiq i armatosur dhe me uniformë

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës kishte arrestuar tetë persona, prej të cilëve katër janë liruar me vendim të Prokurorit Special e katër të tjerëve i është shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Ndërkaq janë konfiskuar arsenal armësh, vetura e autoblinda./Arbresh.info.

Krejt çka u gjet pas sulmit në veri, sulmuesit tentuan të kamufloheshin si pjesëtarë të KFOR-it

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme