Google ADS

Vitia: Edukimi dhe promovimi i shëndetit parakusht i rëndësishëm për preventivën e sëmundjeve

21:51 | 27 Shtator 2023
E.G

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), me përkrahje të Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovsë (SDC), përkatësisht Projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH)” dhe Projekti “Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS)”, ka organizuar Simpoziumin Ndërkombëtar tre ditor për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse (SKJN).

Vitia, në këtë simpozium bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar sivjet planin e ri të veprimit për Edukim dhe Promovim Shëndetësor (2023-2025), përmes të cilit synohet përmirësimi i shëndetit, mirëqenia e popullatës dhe adresimin e përcaktuesve socialë të shëndetit përmes një qasjeje multi-sektoriale, përcjell Arbresh.info.

Ai ka theksuar rëndësinë e ruatjes dhe përparimin e shëndetit përmes edukimit dhe promovimit shëndetësor.

“Në proces është Plani i Veprimit për Sëmundje Kronike Jo Ngjitëse (2023-2025) me objektiv kryesor zvogëlimin e sëmundshmërisë, barrës dhe vdekshmërisë  së parakohshme nga sëmundjet kronike jo-ngjitëse. Me qëllim të adresimit të sfidave në shëndetësi po punojmë në disa drejtime, duke filluar nga rritja e buxhetit për shëndetësinë, përmirësimet infrastrukturore, hartimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike përkatëse, rritjen e buxhetit për listën esenciale të barnave dhe sigurimin e cilësisë së tyre, etj”, tha Vitia.

Në këtë simpozium që adreson sëmundjet kronike jo ngjitëse nga aspekte të ndryshme, po marrin pjesë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë dhe përveç aspektit shëndetësor, ai ka rëndësi edhe në krijimin e bashkëpunimeve në këtë fushë midis vendeve të ndryshme.

Qëllimi i këtij simpoziumi është shkëmbimi i praktikave më të mira, përfshirja e  informatave në Planin e Kosovës për SJN-të, dhe gjenerimi i veprimeve dhe rekomandimeve të qëndrueshme për trajtimin e sfidave të SJN-ve. Simpoziumi është i akredituar nga Oda e Mjekëve dhe Oda e Infermierëve në Kosovë dhe është duke u përcjellë  nga shumë pjesëmarrës, përfshirë folës të mirënjohur ndërkombëtarisht./Arbresh.info

 

Të ngjashme