Google ADS

Milani zbulon planet për stadiumin e ri

19:16 | 27 Shtator 2023
Orgesa Haziri

AC Milan zbuloi planet për të lënë “San Siron” dhe për të kaluar në një stadium të ri prej 70 mijë vendesh në jug të qytetit.

“Rosonerët” kanë paraqitur tashmë një propozim paraprak të zhvillimit urban në këshillin e qytetit San Donato Milanez për zonën “San Francesco” si hapi i parë përpara paraqitjes së një plani të plotë projekti, transmeton Arbresh.inof.

“San Siro” qen shtëpia e Milanit që nga viti 1926, por nuk ka pësuar ndonjë rinovim të madh pas Kupës së Botës 1990, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura nga ata, si dhe nga Interi.

Në fakt, në gusht, stadiumi u konsiderua një vend me “interes kulturor” nga një komision lokal i trashëgimisë, i cili hodhi poshtë të gjitha lutjet për ta rrëzuar atë, gjë që i detyroi dy gjigantët italianë të vazhdonin me planet e tyre për të gjetur një terren të ri.


Milani ka plane madhështore për stadiumin e tyre të ri.

Ata duan të ndërtojnë një “muze të ri klubi, një dyqan AC Milan, selinë e re të kuqezinjve, një hotel dhe një lagje argëtimi, si dhe një Qendër Energjetike për prodhimin e energjisë së qëndrueshme”.

Qëllimi afatgjatë është zhvillimi i ndjeshëm i qendrës së infrastrukturës së qytetit me promovimin e “lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe transportit publik me punime përmirësimi në rrjetin ekzistues të infrastrukturës, që do të përfshinte stacionin hekurudhor, stacionin e metrosë dhe rrjetin rrugor”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme