Krasniqi pas takimit me Osmanin: Serbia t’i dorëzoj terroristët

18:59 | 27 Shtator 2023
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Pas këtij takimi me të parën e vendit, Krasniqi tha se nuk ka dyshim që shteti serb ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Nuk është asnjë dyshim që shteti serb është i përfshirë në sulmin terrorist kundër Kosovës edhe për faktin që tashmë është konfirmuar pjesëmarrja dhe drejtimi në sulmin e Millan Radojiçiçit edhe për numrin e madh të armatimit të sofistikuar edhe për faktin që po mirëpriten dhe po u thurren lavde të heëronjëve, terroristëve që sulmuan shtetin tonë por edhe për faktin që tash edhe zyrtarisht kanë shpallur ditë zie në Serbi për këta terroristë.”, u shpreh Krasniqi para gazetarëve.

Tutje, kreu opizitar tha se në momente të tilla, për PDK-në interesi I cili është mbi të gjitha është ai nacional.

Kështu ai ka shprehur mbështetje të plotë, jo vetëm morale por edhe politike për institucionet e sigurisë së vendit.

Me këtë rast ai u ka bërë ftesë bashkësisë ndërkombëtare për rritje të presionit kundër  Serbisë për dorëzimin e terroristëve të cilët, siç tha ai, po i strehon.

“Me këtë rast u bëj thirrje aletarëve tanë, bashkësisë ndërkombëtare që të rrisin presionin ndaj Serbisë, shtetit që tashmë edhe zyrtarisht po dihet që ka qenë sponzorizues I këtij krimi e terrori kundër Kosovës e shqiptarëve tanë që të dorëzojnë terroristët që po i strehojnë që ata të vijnë në Kosovë dhe të përballen me drejtësinë për të marrë dënimet  e merituara.”, shtoi ai.

Në këtë situatë ai ka thënë që politika duhet ta luajë rolin e vetë që këtë betëjë të fituar nga policia dhe organet e sigurisë , ta pasojnë edhe me beteja të fituara politike e diplomatike për vendin./Arbresh.info

Të ngjashme