Sarrazin: Incidenti i së dielës, sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës

18:23 | 27 Shtator 2023
E.G

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin e ka cilësuar si sulm kriminal terrorist incidentin e së dielës ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku.

Sarrazin, i cili vizotoi Kosovën pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se edhe Rusia ka ndikim në veri të Kosovës por nuk dihet se sa, përcjell Arbresh.info.

Ndërkaq pretendimet e Vuçiqit për rrjedhën e ngjarjeve në veri të dielën i cili tha se u motivuan nga Kryeministri Kurti, i ka quajtur përgenjështrim të asaj që realisht ka ndodhur atë ditë.

“Një përshkrim i tillë është i gabuar dhe nuk paraqet pasqyrë të vërtetë të ngjarjeve gjatë fundjavës”, tha ai në një intervistë për ARD derisa shtoi se është shqetësuese që një narrativë si kjo e Vuçiqit po mbizotëron në një masë edhe te serbët e Kosovës.

Sipas tij, rruga e vetme drejt zgjidhjes së konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë edhe dialogu dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Madje, ai ka thënë se Gjermania mund “të jetë një violinë e rëndësishme, por vetëm si pjesë e koncertit të BE-së ku dirigjentë janë Lajçak e Borell“.

Sarrazin po ashtu ka shtuar se qarqe të Beogradit tentojnë ta shfrytëzojnë Putinin për ta fajësuar për krimet që bëjnë.

“Putin mund të jetë një justifikim i lehtë për disa qarqe në Beograd që ndezin zjarrin dhe më pas bëjnë me gisht drjet Putinit dhe pretendojnë se nuk mund ta kishin ndalur atë”.

Të ngjashme