Google ADS

Ballkani fiton në udhëtim ndaj Fushë Kosovës

17:30 | 27 Shtator 2023
Arbresh

 

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

Kampionët aktual e nisën në sulm takimin, duke krijuar raste për golin e epërsisë.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 27-të kur Bleart Tolaj shënoi për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë Ballkani shënoi edhe njëherë me Edvin Kuç për 2-0.

Në pjesën e dytë nuk kishte më gola të tjerë, pasi Ballkani arriti ta menaxhojë rezultatin nga pjesa e parë.

Me këtë fitore Ballkani ka 16 pikë dhe mban pozitën e parë. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme