SC Gjilani ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Lirisë në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Rasti i parë për gol në këtë sfidë i takoi ekipit mysafir të cilët patën mundësinë që të kalojnë në avantazh në minutën e 16-të të takimit, por Prins Tijueza dështoi të shënojë në portën e Bllacës.
Të dy skuadrat ishin të vendosura taktikisht mirë në fushë, duke mos rrezikuar shumë me dalje përpara.
Deri në fund të pjesës së parë të dy skuadrat patën rastet e tyre për të shënuar, por të gjitha tentimet ishin të pasuksesshme.
Në minutat e parë të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 55-të, Gjilani arriti të fitojë një penallti, të cilën e konkretizoi në gol Edi Basha. (1-0)
Të besuarit e Gentjan Mezanit nuk u zmbrapsën edhe pas golit të epërsisë ku vazhduan të sulmojnë portën e Lirisë.
Vendimtar për ekipin mysafir u tregua portieri Arlis Shala, i cili bëri dy pritje të njëpasnjëshme për të mohuar golin e dytë për vendasit.
Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Gjilani fiton një tjetër penallti, dhe pas më shumë se pesë minutash rishikimi nga VAR-I, atë e humbi Oltion Bilalli i cili gjuajti mbi portë.
Pak çaste para se të vijë fishkëllima e fundit nga gjyqtari, lojtarët e të dy ekipeve u përfshinë në një përleshje nga e cila i ndëshkuar me karton të kuq mbeti sulmuesi i Gjilanit, Nasko Milev dhe lojtari i Lirisë, Siyabonga Dube.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani arrin në kuotën e gjashtë pikëve në Albi Mall Superligën e Kosovës duke u pozicionuar në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, ndërsa për Lirinë kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore dhe tani prizrenasit e gjejnë veten në pozitën e shtatë në tabelë me një pikë më pak se Gjilani./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...