Llapi fiton me përmbysje ndaj Malishevës

17:21 | 27 Shtator 2023
Arbresh

Llapi ka arritur të triumfojë me përmbysje 3-2 ndaj skuadrës së Malishevës, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Malisheva ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Oshafi në minutën e 25-të dhe Brruti në minutën e 54-të, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa për llapjanët  Muhamet Hyseni ngushtoi epërsinë në minutën e 59-të, golin e barazimit Llapi e gjeti në minutën e 92-të.

Kurse për rikthimin e madh u përkujdes Hyseni sërish i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e nëntë të kohës shtesë.

Llapi me këtë fitore ndan kreun së bashku me Ballkanin me nga 16 pikë.

Malisheva pas kësaj humbje gjendet në pozitën e katërt me nëntë pikë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme