Boksieri kosovar Shpetim Bajoku është duke marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit të Boksit i cili është duke u zhvilluar në Bullgari.
Bajoku sot shënoj fitore ndaj boksierit serb, Semir Aliçiq, ish kampion i Evropës në kategorinë deri në 67 kilogramë, shkruan Arbresh.info.
Pas shpalljes fitues të duelit, boksieri serb bëri sjellje jo sportive duke mos zgjatur dorën.
“Grushti i artë” i Kosovës, kishte mposhtur boksierin serb edhe më herët, në qershor në një turne në Kumanovë.
Luftën e radhës, Bajoku do ta ketë të shtunën ndërsa ende nuk është bërë i ditur kundërshtari . /Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...