Gjashtë aksidente brenda 24 orëve në rajonin e Ferizajt

14:10 | 27 Shtator 2023
E.K

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë raportuar gjashtë aksidente ku një prej tyre ka qenë me lëndime ndërsa me pesë me dëme materiale.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj ditë janë shqiptuar 272 gjoba kundërvajtëse, janë hequr pesë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, shkruan Arbresh.info.

“Disa nga llojet e kundërvajtjeve : Tejkalim i shpejtësisë, 67 gjoba , Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 38 gjoba, Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 17 gjoba, Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 16 gjoba, Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 8 gjoba, Drejtimi i motoçikletës pa patent shofer, 3 gjoba, Tejkalim në vijë të plotë, 1 gjobë, të tjera, 105 gjoba”, thuhet në njoftimin e policisë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme