Vijon pa u ndalur për t’i shpëtuar dimrit, vala e emigrantëve në kufirin Meksikë-Amerikë. Pamjet me dron tregojnë fluksin e jashtëzakonshëm të emigrantëve ilegalë, që kalojnë përgjatë Rio Grande drejt Teksasit, atje ku i duhet të presin gjatë, me javë apo muaj, për kryerjen e procedurave.
Pas numrit gjithnjë e në rritje, presidenti i Costa Rica-s bëri thirrjen për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe rritjen e kontrolleve, pasi gjithnjë e më shumë qytetarë po largohen nga vendi i vogël në zemër të Amerikës Qendrore.
Vala e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara nga Meksika në javët e fundit, ka shkaktuar presion mbi administratën e Biden për të frenuar fluksin e njerëzve, ndërsa gara për zgjedhjet presidenciale në SHBA 2024 fillon të nxehet.
Në pamjet e publikuara nga Reuters shihen përpjekjet e tyre për të kapërcyer telat me gjemba, drejt ëndrrës amerikane./A2CNN
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve