Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës. Ai ia kujton presidentin serb sintagmën e tij kur ishte bashkëpunëtorë i Millosheviqit: “T’i vrasim 100 për 1”.
Kamberi që është edhe kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës – Partisë për Veprim Demokratik, ia kujton edhe një thënë presidentit serb: “Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”.
E Kamberi thotë se këto deklarata janë armiqësore sepse askush nuk dëshiron t’i vras serbët.
“Mjaft me patetizmin tuaj z. president. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë. Shqiptarët janë për paqe sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar. Por ju, është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës”, shkruan Kamberi.
Ambiciet e presidentit serb, sipas tij, janë “njësoj sikurse reklamimi i çmimit të salamit (parizerit)”.
“Ato tashmë po shkaktojnë humbje në jetë njerëzish. Brengosja juaj për serbët e Kosovës është destruktive. Fundja, “do të vrasim 100 për 1” kurrë nuk e ka thënë apo përsëritur një shqiptar. Autorësia e saj ju përket juve”, ka shkruar Kamberi duke iu referuar presidentit serb.
Ndryshe, gjatë viteve ’90, president serb që atëbotë ishte në strukturat e larta të Partisë Radikale Serbe, kishte thënë në Parlamentin e Serbisë, se nëse boshnjakët e vrasin një serb, serbët do t’i vrasin 100 boshnjakë. Kujtojmë se vetëm në Srebrenicë ndodhë gjenocidi më i madh ndaj popullsisë civile ku u vranë më shumë se 8 mijë civilë bonjakë nga ushtria serbe.
E një ditë më parë, deputeti shqiptar në Parlantin e Serbisë foli edhe për Listen Serbe. Ai thotë se është koha që qytetarët serbë të Kosovës të lirohen përfundimisht nga terrori dhe dhuna e terroristëve të dëshmuar tanimë të Listës Srpska./rtk
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën