Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku kanë dalë në konferencë për media.
Në këtë konferencë, Arbresh.info i ka bërë disa pyetje për ministrin Çeku në lidhje me stadiumet të cilat pritet të ndërtohen njëkohësisht edhe për stadiumin Naciona.l
Çeku ka thënë se këto stadiume do të i përkasin kategorive të ndryshme.
“Jemi zotuar së bashku me kryetarët e komunave, që këto vendime do t’i marrim bashkërisht, do të formojmë një grup punues në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës ku do të shqyrtohen të gjitha kërkesat në bazë të nevojave reale, bazë mundësive buxhetore dhe projekteve profesionale në mënyrë që brenda 5 viteve do ta kem konsoliduar të gjithë infrastrukturën e futbollit në vendit tonë.
Ne jemi në kordimin me ministrinë e financave për buxhetin e nevojshëm për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti sepse futbolli përfiton më së shumti. është sporti më i përhapur në vendin tonë, por edhe sportet e tjera” – ka thënë Çeku.
Ndërsa sa i përket stadiumit Nacional, kohë më parë, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte deklaruar se stadiumin Nacional nuk ka kush e largon nga komuna e tij.
Ministri i Sportit, është shprehur se më e rëndësishme është se ai stadium do të ndërtohet në Kosovës.
“Është më rëndësi të sqarohet se stadiumi Nacional, do të ndërtohet, sepse e kemi marrë si obligim edhe në aplikimin në kontratën me komitetin për Lojërat Mesdhetare, andaj e kemi detyrim për vitin 20230. Por ai stadium do të ndërtohet në Republikën e Kosovës dhe do të përdorët nga sportistët e Kosovës.” Ka thënë Çeku. Nuk besoj që një projekt kaq i rëndësishëm duhet të shndërrohet në betejë lokale apo zonave të ndryshme, sepse do të jetë pasuri publike e të gjithëve, shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Ne tanimë kemi nënshkruan memorandumi bashkëpunimi me kryetarët e 16 komunave dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për rreth 27 stadiumeve me kategori të ndryshme për një afat deri në vitin 2028, njëkohësisht edhe si përmbushje e detyrimeve të Lojërave Mesdhetare por edhe si detyrim që e kemi ndaj komuniteti sportiv të vendin tonë. /Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?