Google ADS

Qeveria ndanë 1 milion euro për kompensimin e dëmeve natyrore si pasoj e reshjeve të shiut

11:05 | 27 Shtator 2023
E.K

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë për ndarjen e mjeteve për kompensimin e dëmeve natyrore në 14 komunat e Kosovës si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut.

Komunat të cilat përfitojnë nga këto mjete janë Deçan, Gjakovë, Junik, Kamenicë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërde, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë, përcjell Arbresh.info

Në këtë rast, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se janë 386 raste do të jenë përfitues me mbi 1 milionë euro.

Ndryshe, në janar të këtij viti disa komuna në Kosovë janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndër komunat më të prekura ishin, Skenderaj, Mitrovicë, Podujevë dhe Gjakovë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme