Zharku: MI po e përmbyllë vitin me projekte të papërfunduara

13:56 | 29 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka mbajtur konferencën e fundit për media për këtë vit, ku prezantoi raportin vjetor për të arriturat e kësaj ministrie në vitin 2015.

Ai tha se implementimi i projekteve prioritare ishin autostrada “Arbër Xhaferi”, rruga Prishtinë-Mitrovicë dhe rruga e Prishtinë-Pejë, e cila do të vazhdojë së ndërtuari edhe në vitin 2016.

Zharku tha se ministria që drejton po përmbyll vitin me shumë projekte të përfunduara dhe të tjera të filluara që po vazhdojnë edhe vitet e ardhshme.

Prej buxhetit të tërësishëm prej 175 milionë euro për shpenzime kapitale, kanë qenë të parapara 131 milionë euro të cilat janë shpenzuar në tërësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme