Digjet një veturë me targa serbe në Leposaviq

09:26 | 27 Shtator 2023
K.B

Një femër ka raportuar në Polici se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën me targa të Serbisë në Leposaviq.

Policia njofton se vetura ishte e parkuar para shtëpisë.

“Leposaviq, 26.09.2023 – 00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar, se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme