Google ADS

I mituri sulmon me thikë një të mitur tjetër në Gjilan, arrestohet nga policia

09:12 | 27 Shtator 2023
E.H

Një i mitur ka sulmuar me thikë bashkëmoshatarin e tij në rrugën ‘Mësuesit e viteve të ’90-ta’ në Gjilan, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy të rinjve.

Viktima ka pësuar lëndime në këmbë si dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mësuesit e viteve të ’90-ta, Gjilan 26.09.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në këmbë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme