Është hapur një fondacion për të ndihmuar familjen e policit të rënë në veri nga terroristët serbë, Afrim Bunjaku.
Organizata “American albanian law enforcement association USA” që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku, ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit.
Deri tani aty janë dhuruar mbi 30 mijë euro.
Këtu mund ta gjeni linkun për të ndihmuar
Kujtojmë se të dielën e 24 shtatorit në një sulm tragjik mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ku la pas gruan dhe tre fëmijë.
Ndërsa të hënën ishte ditë zie në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, që mbeti i vrarë nga persona të armatosur serbë në Banjskë të Zveçanit./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit