Pritet rritje e vlerave barike, duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në skajin Jugor si edhe zonat Juglindore pritet grumbullim i tyre duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./abcnews.al
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...
Përleshja mes tifozëve në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Liverpool rikthehet tek fitorja, mposht Bornemouthin bindshë...
Aksident në Korçë, makina përplas një këmbësore
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...