Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta

06:58 | 27 Shtator 2023
E.H

Mot sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Siç thuhet në njoftim, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme