Vedat Muriqi ishte lojtari i ndeshjes teksa ndihmoi Mallorcan të barazoj me Barcelonën me rezultat 2:2.
Muriqi shënoi një gol e asistoi një tjetër për të evituar humbjen e “Piratëve”.
Një gabim i rrallë i Marc-Andre ter Stegen i lejoi nikoqirët të hapnin rezultatin përmes Muriqit.
Raphinha barazoi rezultatin me një super goditje nga largësia.
Por, Mallorca rimorën epërsinë në fund të pjesës së parë kur Abdón Prats rrëshqiti topin pas Ter Stegen nga një asistim i Muriqit.
Skuadra e Xavi-t vazhdoi presionin ndaj Mallorca-s me Joao Felix-in që goditi shtyllën.
Por, heroi i Barcelonës ishte i riu Fermín López që shënoi golin e barazimit 15 minutat para fundit.
Pika e vështirë e mban Barçën në vendin e parë La Liga-s përkohësisht përpara ndeshjeve përkatëse të Girona dhe Real Madrid të mërkurën./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...