Menaxheri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka folur për rikuperimin e Armando Brojas nga lëndimi.
Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim të rëndë në gju në një miqësore kundër Aston Villas gjatë pushimeve të Kupës së Botës vitin e kaluar, shkruan Arbresh.info.
Rastësisht, ai u kthye në aksion pas një procesi të gjatë rikuperimi kundër të njëjtëve kundërshtarë të dielën në një humbje 1-0.
Chelsea pret Brighton në “Stamford Bridge” të mërkurën në mbrëmje në një ndeshje në kuadër të EFL Cup.
Por, Pochettino konfirmoi se sulmuesi nuk është mjaftueshëm i aftë për të filluar.
“Ai nuk është gati për të filluar. Ai po ndihmon ekipin dhe po bën mirë, por i duhet kohë që të jetë sërish në formë që të mund të fillojë një lojë. Mendoj se për 20 ose 30 minuta ai është në gjendje të ndihmojë ekipin, por ende nuk është gati për të filluar”, tha ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...