Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka vizituar fshatin e Basnjskës pas sulmeve të grupeve terroriste ndaj policisë.
Gjatë kësaj vizite, menaxhmenit i policisë është shoqëruar nga Zëvendës Komandantin e KFOR-it si dhe takuan këshilltarin e EULEX-it për drejtorinë rajonale Mitrovicë Veriore, me të cilët diskutuan rreth situatës së sigurisë, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë vizitës në disa lokacione në fshatin Banjskë ata takuan dhe inkurajuan zyrtarët e institucioneve të sigurisë të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po kryejnë detyrat në mënyrë aktive në teren, me qëllim të krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët pa dallim.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndër të tjera, Hoxha u interesua rreth ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve nga njësitet policore dhe siguroi që Policia e Kosovës do të vazhdojë tu ofrojë ndihmë qytetarëve sipas nevojave dhe kërkesave të tyre.
Drejtori i PK-së, shprehu mirënjohje ndaj zyrtarëve policorë dhe i falënderoi ata për punën e tyre të suksesshme dhe profesionale në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe terroriste./Arbresh.info.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...