Saka mungon në dy ndeshjet e ardhshme të Arsenalit

18:46 | 26 Shtator 2023
Arbresh

Bukayo Saka është lënduar gjatë ndeshjes që Arsenali zhvilloi kundër Tottonhemit.

Anglezi pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të “Topçinjve”.

Arsenal do të luaj ndaj Brentfordit në EFL CUP dhe ndaj Bournemouth në Premier Ligë, shkruan Arbresh.info.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta në një konferencë për media para ndeshjes së kupës ndaj Brentfordit.

“Ai po çalonte pas ndeshjes kundër Tottenham, gjë që nuk ishte shenjë e mirë. Ai nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën stërvitore”, ka thënë spanjolli.

Përveç Sakas, Arteta nuk do t’i ketë në dispozicion as Leandro Trossard, Gabriel Martinelli dhe Thomas Partey.

Arsenali nesër luan takimin e raundit të tretë të EFL CUP ndaj Brentfordit, me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme