Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock ka thënë se pas sulmit në veri ndaj Policisë së Kosovës, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe.
Me anë të një postimi në X, Bearbock ka thënë se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për de-përshkallëzimin, shkruan Arbresh.info.
“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për de-përshkallëzimin.
Ajo ka veçuar Serbinë duke thënë se duhet të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.
“Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka thënë Baerbock./Arbresh.info
Nach dem Angriff auf die Polizei in #Kosovo muss sich jeder seiner Rolle für Frieden bewusst sein. In der angespannten Lage auf dem Westbalkan misst sich Verantwortung daran, was man für #Deeskalation tut. Gerade auch Serbien muss unzweideutig zum Gewaltverzicht aufrufen.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) September 26, 2023
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës