Warsawa mikëpritëse e finales së Superkupës së Evropës

16:57 | 26 Shtator 2023
Arbresh

Finalja e Superkupës së Evropës vitin e ardhshëm do të luhet në datën 14 gusht në Warsaw. Fituesja e Ligës së kampioneve dhe ajo e Europa League do të zbarkojnë në Poloni, për t’u ndeshur me njëra tjetrën verën e ardhshme.

UEFA ka njoftuar se është përcaktuar në mbledhjen e qeverisë europiane të futbollit këtë të martë në Limasol të Qipros dhe impianti që do të mirëpresë finalen e Superkupës së Evropës.

Stadiumi kombëtar i Warsawas ka një kapacitet prej më shumë se 58 mijë vendesh dhe është impianti ku luan ndeshjet e saj dhe kombëtarja e Polonisë.

Stadiumi i Warsawës është një nga impiantet më moderne dhe do të presë një nga ndeshjet më prestigjoze të UEFA-s.

Po ashtu krahas stadiumit të Superkupës së Europës u përcaktua dhe organzimi i finaleve të Europianit U17 për femra në Irlandën e veriut në vitin 2026, finalet e kampionatit Europian U19 në Wales po në vitin 2026, ndërkohë që finalet e kampionatit të femrave të së njëjtës grupmoshë po në 2026 do të luhen në Bosnje-Herzegovinë./SS

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme