Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka sot është zgjedhur zëvendës president i shtëpisë më e madhe të futbollit në Evropë (UEFA).
Ai ishte më i votuari duke fituar 45 vota në total nga 55 delegatë dhe kështu fitoi besimin e shumë federatave të mëdha për herën e dytë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Dua të ndaj me ju lajmin se nga sot më është besuar detyra e Zëvëndës Presidentit të UEFA-s. Ndihem shumë i nderuar nga ky besim që më ka dhënë komiteti i futbollit europian. Ky është padiskutim një privilegj i madh për mua por në të njëjtën kohë është dhe një vlerësim i madh që i bëhet futbollit shqiptar e punës së madhe që është bërë në këto vite.
Komuniteti i futbollit shqiptar sot ka një vend në drejtimin e futbollit europian dhe sëbashku do të japim kontributin tonë për mbarëvajtjen dhe strategjitë zhvillimore të futbollit në të gjithë Europën.
26 shtatori 2023 do të mbetet një datë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm sepse familja e madhe e futbollit europian, UEFA, na besoi organizimin e Kampionatit Europian për 17 vjeçarët në vitin 2025-të. Ky Kampionat Europian është padiskutim organizimi më i madh në historinë e futbollit tonë dhe duhet të jemi shumë krenar që pas organizimit të sukseshëm të shumë aktiviteteve europiane tani na u besua një kompeticion kaq prestigjos.
Përpara kemi shumë punë, na presin sfida të rëndësishme, por sëbashku me Qeverinë shqiptare, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkitë e qyteteve që do të mirëpresin këtë kompeticion, do të arrijmë të bëjmë një organizim të shkëlqyer që do të nderojë Shqipërinë dhe futbollin tonë.
/Arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor